23 Dhjetor 2024

Komuna e Rahovecit ka rezerva të mjaftueshme për të kaluar këtë pandemi

Rahovec, 16 mars - Pas rritjes së panikut jo real të qytetarëve mbi mungesën e produkteve të grurit dhe miellit, kryetari i komunës, Smajl Latif, ka vizituar sot ndërmarrjet “M-Sillosi” në Xërxe, “Vetoni” në Rahovec dhe “Burimi” në Çifllak, për t’u informuar me gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese në këto ndërmarrje.

Nga menaxhmentet e tri ndërrmarrjeve: “M-Sillosi”, Vetoni” dhe “Burimi”, kryetari Latifi ka marrë konfirmimin dhe garancinë që të tri këto ndërrmarrje kanë kapacitete të mjaftueshme të furnizimit për t’i përmbushur kërkesat e qytetarëve.

“Komuna e Rahovecit ka rezerva të mjaftueshme për të kaluar këtë pandemi që është shfaqur, ndërkaq fermerët e komunës së Rahovecit që kanë dorëzuar grurin në këto ndërrmarrje përpunese, të paktën 50% prej tyre kanë marrë shërbimet e duhura."

"Komuna e Rahovecit falë këtyre ndërrrmarrjeve përpunuese të grurit është duke ofruar shërbimet e nevojshme, konkretisht furnizimin me miell edhe për komunat e tjera të Republikës së Kosovës."

"Bëj apel tek qytetarët që të mos shkaktojnë panik të panevojshëm, por në vend të kësaj të zbatojnë masat për parandalimin e virusit COVID-19, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)