Komuna e Rahovecit inkurajon fermerët që t'i pastrojnë serrat nga bora
Prishtinë, 1 prill - Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit ka njoftuar të gjithë fermerët se si shkak i reshjeve të fundit të borës, janë vështirësuar edhe punët të cilat janë duke u zhvilluar në shumë ambiente të mbrojtura.
Komuna inkurajon fermerët që të kenë parasysh që ti pastrojnë serrat nga bora për sanuar dëmtimin e mundshëm nga këto rreshje.
Po ashtu sipas komunes duhen të kenë parasysh që të marrin edhe masa mbrojtëse për të mbrojtur prodhimet në të cilat gjenden në këto ambiente.
Sistemi i përdorimit të Agrofolis (e cila ngrit temperaturën nga 3-5 gradë) do mundësonte mbrojtjen e prodhimeve nga ngricat e mundshme, të cilat mund ti dëmtonte tej mase.