Komuna e Prizrenit shpërndan pajisjeve bujqësore për fermerë
Prizren, 22 maj - Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në bashkëpunim me organizatën zvicerane Caritas do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për përfituesit nga projekti “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale - Pasuri”.
Prezentë në këtë aktivitet do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, si dhe përfaqësues nga organizata Caritas.
Pajisjet janë për bujqit që merren me kultivimin e dredhëzave, mjedrave dhe bimëve shëruese.
Aktiviteti do të mbahet sot në parkingun prapa Shtëpisë së Bardhë.