Komuna e Prizrenit shpërndan motokultivatorë për fermerë
Së pari në parkingun e Komunës prapa Shtëpisë së Bardhë, do të bëhet shpërndarja e motokultivatorëve për fermerët përfitues nga thirrja publike e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Këtu prezentë do të jenë kryetari Mytaher Haskuka dhe drejtori Egzon Elshani, të cilët do të japin edhe prononcim për media lidhur me këtë projekt.
Më pas në fshatin Lukinjë të Hasit do të bëhet përurimi i objektit shkollor.
Këtu përveç kryetarit Haskuka prezent do të jetë edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, me ç'rast do të ketë edhe prononcime për media lidhur me këtë projekt.