Komuna e Prishtinës ka mbjellur rreth 150 mijë lule
Prishtinë, 6 prill - Komuna e Prishtinës nëpërmjet ndërmarrjes komunale "Hortikultura", ka mbjellur rreth 150 mijë lule të të gjitha llojeve në parqet dhe sipërfaqet e blerta të kryeqytetit.
Deri më 20 maj do të mbillen gjithsejt 400 mijë lule dhe rreth 18000 fidane.