22 Dhjetor 2024

Komuna e Mitrovicës subvencionon me rotofreza 55 fermerë

Prishtinë, 25 gusht - Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në kuadër të planit të saj të punës, ka subvencionuar me rotofreza 55 fermerë.

Të pranishëm në rastin e nënshkrimit të kontratave me fermerët përfitues të projektit ishin kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Faruk Mujka, si dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, fillimisht  përshëndeti të gjithë fermerët duke i vlerësuar si punëtorë të zellshëm, ku falë punës së tyre sektori i bujqësisë po shënon edhe progres të vazhdueshëm.

“Shpreh mirënjohjen time për punën tuaj të zellshme, si dhe për bashkëpunimin tuaj  me drejtorin e Bujqësisë, ku se bashku janë realizuar shumë projekte, në sektorë të ndryshëm përmes subvencionimit nga ana e komunës”, tha kryetari Bahtiri.

Më pastaj, kryetari Bahtiri, ka uruar të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti, duke u dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen, ku u tha atyre se komuna në vazhdimësi do të mbështesë dhe do ti rrisë investimet në sektorin e bujqësisë.

Ndërsa, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku,  ka thënë se drejtoria e tij në vazhdimësi ka mbështetur fermerët  në zhvillimin e veprimtarive të tyre, duke ua lehtësuar kështu edhe kushtet e jetës.

Vlen të përmendet se nga ky projekt janë mbështetur gjithsej 55 fermerë me rotofreza, ku vlera totale e projektit arrin shumën 44,825.00 euro, prej tyre participimi i fermerëve me 30 përqind, ndëra Komuna e Mitrovicës ka ndarë mjete në vlerë prej 31.377.00 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)