23 Dhjetor 2024

Komuna e Mitrovicës ndihmon 10 fermerë për ngritjen e serrave

Mitrovicë, 31 mars- Komuna e Mitrovicës, përkatësisht  Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka nënshkruar të hënën kontratën me 10 fermerë, të cilët kanë përfituar nga një serrë nga drejtoria e lartpërmendur.

Fermerët përfitues të serrave, sipas kësaj kontrate, detyrohen që serrën e përfituar ta shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve.

Me këtë rast, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se zhvillmi i bujqësisë është një faktor tejet  i rëndësishëm që duhet të afirmohet  edhe më shumë në të ardhmen. Ai ka shprehur vullnetin e tij dhe të autoriteteve komunale për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë.  Sipas tij, Komuna edhe në të ardhmen  do të ndihmoj që të realizohen  projekte të tjera të ndryshme,  që do të jenë ndihmesë për  bujqit e Mitrovicës.

 “Unë ju uroj që ju pasi t`i vendosni këto serra, të filloni të punoni në kultivimin e këtyre perimeve dhe të keni përfitim nga puna e juaj. Ne do të vazhdojmë të ju mbështesim juve me shumë projekte në të ardhmen”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, është shprehur i kënaqur që ecuria  e përzgjedhjes se këtyre bujqve përfitues të serrave, ka shkuar sipas procedurave të parapara. Ai tha se ky projekt është vetëm fillimi i implementimit të projekteve bujqësore. Drejtori Rexha tha se prioritet i tij gjatë udhëheqjes me Drejtorinë e Bujqësisë do të jetë realizmi i projekteve për zhvillimin bujqësisë.

“Ne do të vazhdojmë që të punojmë, që sektorin e bujqësisë ta zhvillojmë në komunën tonë sa më mirë që të jetë e mundur. Komuna e Mitrovicës ka potencial të mjaftueshëm që ky sektor të zhvillohet”, ka thënë Rexha.

Ndërsa, përfituesit e serrave janë shprehur të kënaqur për këtë ndihmë nga Komuna e Mitrovicës. Ata kanë falënderuar kryetarin  Bahtiri dhe drejtorin  Rexha për këtë mbështetje.

Monitorimin për përfituesit e serrave të tipit ”Tunel”, me sipërfaqe  prej 50 metrave katrorë, do ta bëjë Komuna e Mitrovicës, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)