24 Dhjetor 2024

Komuna e Mitrovicës ndihmoi fermerët me 5.000 fidanë pemësh

Mitrovicë, 10 dhjetor - Në kuadër të Planit të Punës së Drejtorisë për Bujqësi për vitin 2015 në Mitrovicë, të mërkurën është realizuar projekti i subvencionimit të fermerëve në fushën e pemëtarisë. Kryetari i Komunës Agim Bahtiri dhe drejtori I Drejtorisë për  Bujqësi, Veton Rexha kanë ndarë fidanë për fermerët e komunës.

Projekti i Drejtorisë së Bujqësisë për subvencionim, ka si qëllim zhvillimin e degës së pemëtarisë në komunën e Mitrovicës, prandaj rreth 5 mijë fidan të cilësisë së mirë u janë shpërnda fermerëve, që do mundësojnë  krijimin e 6 pemishteve të reja në komunë, gjë që do të thotë se kjo mbështetje është e mirëseardhur fermerë dhe për furnizimin e tregut me pemë.

“Komuna komfor mundësive dhe kapaciteteve buxhetore po përpiqet të mbështes zhvillimin e bujqësisë dhe pemëtarisë, duke ju ofruar subvencione në fidanë të pemëve, kësaj radhe për 6 fermerë nga disa lokalitete të komunës. Secili do të përfitojë nga 980 fije të fidanëve të ndryshëm, që do të ndikojë në rritjen e llojeve por edhe të potencialit prodhues të pemëve në komunën tonë\", tha kryetari Agim Bahtiri.

Përfitues të subvencionit me fidanë të pemëve janë Nexhip Deliqi nga Mitrovica, Shemsi Rushiti nga Dedia, Ilir Zeneli nga Selaci, Valmir  Haliti nga Vidishiqi dhe fermerët Sherif e Rexhep Pllana nga Kçiqi i Madh.

Fermerët kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen që po ju jep Komuna. Ata thanë se do të punojnë maksimalisht për përkujdesje dhe mirëmbajtjen e pemishteve, me qëllim të arsyetimit të mbështetjes dhe prodhimtarisë sa më të lartë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)