29 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës ndan mirënjohje për fermerët më të dalluar

Mitrovicë, 13 shkurt - Kryetari i komunës Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, kanë bashkëbiseduar me fermerët e fushave të ndryshme nga Mitrovica, lidhur gjendjen aktuale të bizneseve të tyre. Në takim është prezantua edhe plani i punës së drejtorisë për vitin 2015, përfshirë këtu edhe buxhetin për bujqësi.

Kryetari Bahtiri ju tha fermerëve se vlerëson shumë punën e tyre që bëjnë, duke krijuar të mira jo vetëm familjet e tyre,  por edhe për zhvillimin e Mitrovicës dhe vendit. “Komuna do vazhdoj të ju mbështes me grande dhe të ju lehtësoj  juve ushtrimin e  veprimtarisë, duke hapur  rrugë edhe për avancimin e punës tuaj. Sivjet do të ketë më shumë mbështetje dhe subvencione për fermerët\", tha ai.

Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se do të tejkalohen vështirësitë dhe sfidat, duke nxitur zhvillimin, por për këtë nevojite punë dhe angazhim i të gjithë faktorëve, e në veçanti i vet qytetarëve dhe bizneseve.

 Drejtori i Bujqësisë,  Nasuf Aliu, njoftoi se po punohet në strategjinë e zhvillimit të Mitrovicës dhe se drejtoria do të ofroj mbështetje dhe ndihmë për fermerët, duke organizuar trajnime, publikime të fletëpalosjeve, si dhe të mbështetet pjesëmarrja e fermerëve  në panaire për të prezantuar prodhimet dhe siguruar tregun.

\"Buxheti i sivjetmë për Bujqësi në Mitrovicë, ka një shumë prej 110 mijë euro. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha fushat e bujqësisë, ndërsa prioritet do të jetë ruajtja e tokës së punueshme, mbështetja me serra, subvencionimi e kulturave të ndryshme dhe pjesëmarrja në panaire për prezantimin e prodhimeve tuaja\", ju  tha fermerëve Aliu.

Për problemet dhe sfidat e fermerëve, si dhe për problemet me të cilat po përballen, folën Shefqet Imeri, prodhues i dredhëzës nga Vinarci, Gani Durmishi, pronar i qumështores \"Aldi\", Zymer Bajraktari, bletar, Valbona Sadiku, pronare e bletarisë \"Ensar\", Hysen Musa, blegtor, Abedin Rrustemaj, nga shoqata e bletarëve \"Poleni\" etj.

Më pas kryetari Bahtiri dhe drejtori Aliu kanë nda 27 mirënjohje për fermerët më të dalluar të Komunës, që janë të njohur për prodhimet e tyre në bletari, blegtori, prodhime të kulturave të ndryshme, pemëtari etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)