23 Dhjetor 2024

Komuna e Mitrovicës kërkon nga furrtarët të shesin bukë të ambalazhuara

Mitrovicë, 16 mars - Në vazhdën e masave parandaluese ndaj përhapjes së virusit COVID 19, dhe pas disa ankesave të qytetarëve, Komuna e Mitrovicës sot ka udhëzuar inspektorët komunal që të kërkojnë nga të gjithë furrtarët në Mitrovicë që shitja e bukës të bëhet konform normave higjienike, respektivisht që çdo bukë të jetë paraprakisht e ambalazhuar me letër apo qese.

Komuna e Mitrovicës bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e virusit COVID-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)