Komuna e Istogut shpërndan 118 makina mjelëse
Prishtinë, 31 dhjetor - Mbështetja e fermerëve nga komuna e Istogut me subvencione ka vazhduar kësaj radhe me shpërndarjen e makinave mjelëse, e cila përkrahje në këtë formë është duke u bërë që katër vite me radhë.
Me këtë rast shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë kryetari i komunës Haki Rugova, ku me këtë rast tha kjo përkrahje është vazhdimësi e përkrahjes së fermerëve, të cilën përkrahje do vazhdojnë ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm, sivjet kanë qenë 180 kërkesa dhe nuk kemi pasur buxhet të ju ndalojmë të gjithëve që kanë aplikuar por ato kërkesa që kanë mbetur do plotësohen vitin e ardhshëm. Kryetari Rugova premtoj rritje të mbështetjes edhe më shumë në bujqësi.
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Bujqësi tha se janë duke e realizuar këtë aktivitet që e kanë paraparë për këtë vit buxhetor për subvencionimin e fermerëve me makina mjelëse , komuna e Istogut ka ndihmuar fermerët edhe më parë edhe kësaj herë ne forma të ndryshme e sot është një nga ato me makina mjelëse.
Komuna e Istogut për të katërtin vit me radhë është duke përkrahur fermerët e saj me makina mjelëse, sivjet në kuadër të këtij projekti janë ndarë 118 makina, ku 118 familje kanë përfituar nga ky projekt.