22 Dhjetor 2024

Komisioni për Bujqësi miratoi planin e punës për vitin 2011

Prishtinë, 30 mars - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi planin e punës së Komisionit për vitin 2011.

Anëtarët e Komisionit diskutuan për planin e punës, agjendën e mbajtjes së mbledhjeve gjatë vitit, dhe mënyrën e bashkëpunimit me ministritë përkatëse.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit theksuan se shqyrtimi i projektligjeve që dalin nga Raporti i Progresit, duhet trajtuar dhe shqyrtuar me prioritet nga Komisioni.

 Pas debatit, Komisioni vendosi që në harmoni me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Kosovës, të miratojë planin dhe të përcaktojë dinamikën e punës së Komisionit  për vitin 2011.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)