23 Dhjetor 2024

Komisioni Evropian prezantoi sesionin informues për grantet IPA në bujqësi

Gjilan, 18 mars - Në Komunën e Gjilanit sot është bërë prezantimi i ftesës për grante të Komisionit Evropian në fushën e bujqësisë, për të cilën kishte një interesim të jashtëzakonshëm të bujqëve të Gjilanit dhe agro-përpunuesve e prodhuesve që ka ky regjion.

Në fjalën e tij para të pranishmëve gjatë këtij prezantimi, ka folur drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani i cili ka ftuar të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të aplikuar deri me 15 prill, kur edhe mbyllet thirrja publike për këto grante.

“Ftoj të gjithë fermerët, prodhuesit dhe agro-përpunuesit që të aplikojnë në këto grante që ndan Komisioni Evropian, sepse janë grante zhvillimore të cilat do të ndikojnë në stabilizim, zgjerim dhe ngritje të zhvillimit në sektorin privat”, ka thënë, mes tjerash, drejtori Ramadani.

Nga zyra e BE-së në Prishtinë ka folur drejtoresha ekzekutive Daniela Topirceanu, e cila ka prezantuar në detaje progamin e granteve që në nivel të Republikës së Kosovës do të jetë 8.5 milionë euro dhe është e ndarë në tri lote.

Loti i parë është investime në asete fizike, procesim dhe zhvillim të hapësirave rurale, dhe vlera e këtij loti është 3.5 milion euro, ndërsa pragu për aplikim është nga 150 mijë euro minimum deri në 300 mijë euro maksimumi me bashkëfinancim prej 50 – 65 për qind.

Loti i dytë i adresohet kryesisht agro-biznesit, industrisë së ushqimit dhe ngritjes së standarteve dhe vlera e këtij loti është 3 milionë euro, kurse pragu i aplikimit është nga 200 mijë euro deri në 400 mijë euro me bashkëfinancim nga 50-55 për qind.

Loti i tretë destinohet zonave rurale dhe zhvillimit të tyre në një vlerë prej 2 milionë euro në pragun e investimit nga 100 mijë deri në 200 mijë euro me bashkëfinancim 50 – 65 për qind.

Përndryshe, në këtë session informues pos fermerëve ishin të pranishëm edhe kompanitë prodhuese si: Fluidi, Calabria, Malësia, Kon Soni, Dhemetra, Fungi FF etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)