29 Prill 2024

Kinë: Rendimenti i orizit arriti 13899 kg për hektar

Pekin, 20 shtator - Kina pati sukses në kultivimin e orizit hibrid, i njohur edhe si super oriz, me rendiment prej 13500kg për hektar.

Në tokat eksperimentale, rendimenti mesatar arriti në 13899kg për hektar.

Akademia e Bujqësisë e Provincës Hunan, bëri të ditur të hënën se ky eksperiment po drejtohet nga anëtari i Akademisë së Shkencave të Kinës, Yuan Longping, njohur ndryshe si \"babi i orizit hibrid\".

18 tokat eksperimentale kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej afro 7.2 hektarësh. Më 18 shtator, super orizi, i kultivuar nga Yuan Longping, u mblodh dhe u kontrollua në tokat.

Specialistët e Ministrisë së Bujqësisë, matën rendimentin prej 13899kg për hektar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)