Kinë, korret 60 për qind e sipërfaqes së mbjellë me grurë
Pekin, 13 qershor - Në mbarë Kinën u korr 60 për qind e sipërfaqes së mbjellë me grurë, njoftoi Ministria e Bujqësisë të mërkurën.
Sipas zyrtarëve ka përfunduar plotësisht korrja e grurit të provincës Anhui, ndërsa procesi po përfundon edhe në disa provinca të tjera.
Shirat e pranverës, sipas autoriteteve, kanë vështirësuar procesin e korrjes së grurit.