Kina merr me qira 3 milionë hektarë tokë në Ukrainë
Kiev, 25 shtator - Kina do të marrë me qera, për 50 vjetët e ardhshëm, tre milionë hektarë tokë bujqësore të Ukrainës.
Marrëveshja midis dy vendeve është nënshkruar sot në Shangai. Ajo thuhet se kap vlerën e 2.6 miliardë dollarëve në vit.
Raportet e mediave thonë se toka bujqësore do të përdoret kryesisht për rritjen e drithërave dhe të derrave.
Me më shumë se 1.3 miliard banorë, Kinës i janë rritur dukshëm kërkesat për ushqim.