22 Dhjetor 2024

Kina ka ndikimin me të madh në çmimet e ushqimit në botë

Pekin, 9 janar - Çmimet e ushqimeve pësuan rritje gjatë vitit 2011. Ndonëse specialistët thonë se inflacioni mund të bjerë vitin që sapo filloi, ata nuk presin ulje çmimesh për shumë artikuj ushqimorë.

Kina, është njëri prej vendeve që ka një ndikim në çmimet e ushqimit në botë. Rritja ekonomike e këtij vendi ka ndikuar tek bujqit dhe konsumatorët e ushqimit anembanë botës.

Çmimi i mishit të derrit, ushqimi kryesor në Kinë, u rrit ndjeshëm gjatë vitit 2011. Kjo bëri të ulej dukshëm përdorimi i tij.  Por kjo shitëse bën shaka duke thënë se ajo kurrë nuk do të dorëzohet.

“Nëse njerëzit nuk hanë mish derri, atëherë fytyrat e tyre marrin ngjyrë jeshile. Kush nuk ha mish, nuk është i fortë”.

Mishi ishte luks në Kinë vetëm pak dekada më parë. Ushqimi ishte me racion deri në vitet 1980.  Kinezët konmsumonin mishin vetëm një apo dy herë në muaj, periudhë në të cilën u rrit ekonomistja  Zhu Ling e akademisë kineze të Shkencave sociale.

“Vetëm për Vit të Ri ne kishim rreth 250 gram mish derri për person... Kujtoj gjithashtu se merrnim vetëm 750 gram vaj gatimi në vit”.

Reformat ekonomike të Ten Ciaopinit në vitin 1980 shtruan rrugën që çoi në rritjen e mëtejshme të Kinës. Dhe ashtu siç ndodh kudo ku njerëzit dalin nga varfëria, kinezët nisën të ushqehen më mirë thotë Zhu.

“Kjo ishte periudha e ndryshimit dhe e përmirësit të ushqimit.  Mendoj se përveç përdoruesve të dietës pa mish çdokush, çdo familje ka patur rritje të konsumit të mishit dhe prodhimeve të detit”.

Konsumimi i mishit të derrit është dyfishuar që nga viti 1990, ndërsa konsumi i mishit të pulës është pesëfishuar.

Edhe ushqimi për bagëtinë është shtuar duke sjellë shtimin e shpejtë të tufave e kopeve, çka e rendit Kinën si konsumuesen më të madhe të sojës, sipas analistit Hui Jiang të departamentit amerikan të bujëqsisë.

“10,15 vite më parë Kina nuk importonte thuajse fare sojë. Që nga mesi i viteve 1990, importet e Kinës jan rritur njdeshëm, dhe sot ata dominojnë më shumë se gjysmën e tregut botërorë të sojës”.

Fermerët e Sojës si Dave Burrier nga Merilendi kanë parë se çmimi i prodhimeve të tyre është dyfishuar që kur prodhimet e Pekinit kanë hyrë në treg.

“Kjo është pozitive për bujqësinë amerikane”. Kërkesa e madhe çon në rritjen e çmimit, dhe jo vetëm për sojën. Të lashtat duan tokë që të rriten, thotë Hui Jiang i USAID-it.

“Kjo shton konkurrencën  për të lashtat e tjera si misri”. Jiamg thotë se konkurrenca për tokën bujqësore ndihmon në rritjen e kostos së ushqimit.

Çmimet pritet që të qëndrojnë të larta pjesërisht pasi Kina nuk ka bërë rritje të mëtejshme. Zgjerimi i klasës së mesme në kët vend është projektuar që të trefishohet këtë dekadë, thotë Jaingu.

“Edhe shtimi i konsumit ushqimor pritet që të dyfishohet në këtë periudhë kohore. Ndikimi i saj tek kërkesa nuk do të ekzagjerohet”.

Por nuk është vetëm Kina. Njerëzit në Indi, Brazil dhe në të tjera ekonomi në rritje, po rriten në një situatë të mirë ekonomike e po ushqehen më mirë. Përveç kësaj, bota pritet që të ketë 2 milirad nejrëz më shumë deri në mes të kçëtij shekulli, e ky është një lajm i mirë për bujëqërit si Dave Burrier.

"Unë mendoj se me rritjen e popullsisë do të ketë edhe shtim të kërkesë për ushqime”.

Por deri sa të realizohet kjo, çmimet e ushqimit duket se do të mbeten të larta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)