Kina, importuesja më e madhe e produkteve bujqësore nga SHBA
Pekin, 15 nëntor - Kina, duke kaluar Kanadanë, është bërë vendi më i madh që importon produktet bujqësore nga SHBA-ja. Këtë e shprehu Departamenti Amerikan i Bujqësisë.
Sipas raportit të fundit, deri më 30 shtator të vitit 2011, SHBA-ja ka eksportuar drejt Kinës produkte bujqësore me vlerë prej 20 miliardë dollarë.
Sipas parashikimeve, në vitin 2012, vëllimi total i eksportit bujqësor të SHBA-së do të afrohet me 140 miliardë dollarë dhe importueset kryesore do të jenë Kina, Kanadaja, Meksika, Japonia, Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut.