Kina do të shtojë prodhimin e drithërave
Pekin, 19 shkurt - Ministri i Bujqësisë Han Changfu tha në një mbledhje të dielën në Pekin se Kina po punon për të garantuar një sipërfaqje të mbjellash me drithëra në pranverë në mbi 920 milionë mu dhe që sipërfaqja e përgjithshme për tërë vitin të jetë mbi 1 miliardë e 669 milionë mu (rreth 111.27 milionë hektarë).
Han Changfu tha gjithashtu se megjithëse gjatë nëntë viteve të fundit Kina ka ruajtur nivelin e të mbjellave dhe të korrurave, kërkesa ka qënë e lartë dhe sasia e drithërave ishte e pamjaftueshme.
Ministri shtoi se këtë vit, qeveria do të shtojë mbështetjen financiare për bujqësinë dhe fondin për rimbursim në raste fatkeqësish naryrore, ndërkohë që i kërkoi autoriteteve lokale të hartojnë projekte konkrete.