KIESA mbështet Kooperativën Bujqësore Krusha
Prishtinë, 22 dhjetor - Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa dhe Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore Krusha, Fahrije Hoti, nënshkruan sot marrëveshjen për mbështetje financiare nga ana e KIESA-s për blerjen e Komorës Ftohëse për KB Krusha.
Besian Mustafa theksoi se përmes kësaj marrëveshje synohet mbështetja e grave në biznes, njëkohësisht promovimi i produkteve vendore.
KIESA, ka pesë fusha nën mandatin e saj: promovimin e investimeve, eksportit, turizmit dhe në anën tjetër atë të mbështetjes së NVM-ve dhe zonat ekonomike, përmes së cilave ne jemi afër bizneseve dhe ju ofrojmë shërbime në fusha të caktuara.\"
\"Në këtë rast, mbështetjen dhe promovimin e produkteve vendore që të arrijnë plasimin e tyre edhe jashtë vendit theksoi z.Mustafa.
Ndërsa Fahrije Hoti informoj rreth aktivitetit që zhvillon kooperativa bujqësore Krusha.
KB Krusha merret me konservimin e specave dhe 12 llojeve të havjarit të ëmbël dhe të djegëset dhe ka për synim depërtimin produkteve të tyre në tregun e jashtëm.\"
\"Momentalisht përveç tregut vendor ne eksportojmë edhe në Zvicër, Gjermani dhe jemi në negociata edhe për të zgjeruar në tregjet e shteteve tjera, tha znj. Hoti.
Kjo marrëveshje ka për qëllim rritjen e prodhimit vendor, rritjen e eksportit dhe ngritjen e kapaciteteve konkurruese të kooperativës bujqësore Krusha.