22 Dhjetor 2024

Këtë vit nis fondi për sigurimin e kredive bujqësore

Prishtinë, 18 korrik - Me qëllim të përmirësimit të aktiviteteve bujqësore dhe shtimit të investimeve në sektorin e bujqësisë, gjatë këtij viti do të funksionalizohet fondi garantues për kreditë bujqësore.

Për krijimin e këtij fondi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marr edhe përkrahjen e USAID-it dhe tashmë programi për këtë fond, i cili do të krijoj kushte më të mira për kredi bujqësore është pranë finalizimit.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci në takimin për promovimin e investimeve në sektorin e bujqësisë, i cili është organizuar sot nga MBPZHR-ja dhe USAID –i, foli për rëndësinë e këtij fondi në sektorin e bujqësisë, i cili sipas tij do të krijoj kushte më të volitshme kreditore, të cilat do të ndikojnë në shtimin e investimeve në këtë sektor.

Ai tha të gjitha potencialet i kanë drejtuar për zhvillimin e bujqësisë, pasi që pothuajse sytë e secilit investitorë, tashmë janë të kthyer nga sektori i bujqësisë dhe se përkundër vështirësive investimet që janë bërë deri më tani në këtë sektor kanë dhënë frytet e tyre.

 “Brenda dy muajve do të finalizohet programi për krijimin e fondit garantues për kreditë bujqësore, për të cilin ne kemi marr edhe përkrahjen e USAID-it dhe tash me rishikimin e buxhetit kemi marr edhe fonde shtesë dhe përmes këtij fondi synojmë krijimin e kushteve më të voltishme kreditore për sektorin e bujqësisë”, tha ministri Stavileci.

Ai tha se përmes investimeve të ndryshme në këtë fushë,në këtë sektor dhe shumë nën sektorë të tij, po mundohen të ngrisin të ardhurat e fermerëve, të zëvendësojnë produktet e importit me produktet tona dhe paralelisht të eksplorojnë mundësi të reja për të eksportuar produktet tona.

Ndërsa Mark Ëood, drejtor i programit të USAID-it, tha se projekti për investime të reja në bujqësi, është një mundësi e re për investime në këtë sektor dhe në të ardhmen. Ministri Stavileci, ndër të tjera, tha se përkundër vështirësive që ekzistojnë, toka bujqësore në Kosovë, ka leverdi të punohet dhe se me rregullimin e politikave fiskale dhe tregtare, mundësitë dhe përfitimet do të jenë edhe më të mëdha.

“Takimi për promovimin e investimeve në sektorin e bujqësisë, ka si qëllim t’i inkurajojë palët e ndryshme, të investojë në sektorin e bujqësisë. Projekti për investime të reja në bujqësi, është një mundësi e re për investimet në sektorin e bujqësisë në Kosovë, ku përfshihen të gjitha llojet e prodhimeve të sektorit të bujqësisë.”, tha Wood.

Në takimin për promovimin e investimeve në sektorin e bujqësisë, është prezantuar edhe vizioni dhe strategjia e MBPZHR-së për investim në sektorin e bujqësisë, ndërsa prodhuesit vendorë kanë prezantuar produktet e tyre.

Programi i USAID-it, mundësitë e reja në Bujqësi, është një aktivitet katër vjeçar që do të shfrytëzojë qasjen e shtytjes së tregut, me qëllim të krijimit të një baze të qëndrueshme bujqësore, për eksport të vlerës së shtuar dhe t’i ndihmojë Kosovës, të krijojë vende të reja pune dhe përmirësojë jetën e qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)