Kërkohet komision hetimor për aferën e krundeve
Prishtinë, 24 shkurt - Për dy orë radhazi, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 të paradites së të hënë, kreu i Shoqatës së Mullisëve, Misin Voci, ka dëshmuar para tre oficerëve hetues të sektorit të antikrimit ekonomik, rreth skandalit me grurin e skaduar të blerë nga rezervat shtetërore të Serbisë nga kompania M. Sillosi, e cila më pas e ka hedhur në treg në formën e miellit, ndonëse destinimi i grurit të skaduar ishte për kafshët.
Unë dëshmova ato që kam thënë edhe për mediat, në lidhje me TVSH-në. Ne jemi të dëmtuar. Vetëm për Devollin dhashë emra. Policia më tha se do të ndërmarrin hetime dhe se do të mbanin në dijeni, është shprehur Voci.
Ky i fundit pak ditë më parë deklaroi për gazetën Kosova Sot se kompania Devolli është vetë shteti i Kosovës dhe se nuk ka kush e ndalon këtë kompani.
/Kosova Sot/