15 Maj 2024

Kërkohen vullnetarë për Festën e vjeljes së rrushit

Prishtinë 9 gusht- “Hardh Fest 2015”, bënë thirrje për vullnetarë, në edicionin e 14-të të Festës së vjeljes së rrushit. Vullnetarët dhe Rinia do t`i bashkohen ekipit të “Hardh Fest”, ku i është lënë vend i posaçëm në organizime dhe se janë pjesa më vitale dhe më kreative e organizimit të Hardh Festit 2015.

Aktivitetet e vullnetarëve kryesisht do të jenë, për udhëheqjen e organizimit dhe menaxhimin e aktiviteteve të caktuara në kuadër të “HardhFest 2015”.

Aplikimi është i hapur nga data 02 gusht 2015, deri më datën 12 gusht 2015, ndërsa mosha minimale për vullnetarë është 16 vjeçare.

Të gjithë vullnetarët që aplikojnë Online, duhet të paraqiten në zyren e Informimit të “Hardh Fest”, e cila gjendet në rrugën Xhelal Hajda – Toni ne Rahovec, Departamenti i Vreshtarisë, Zyra e Shoqatës së Vreshtarëve të Kosovës

Për cdo pyetje ne lidhje me aplikim dhe “hardhFest” mund të drejtoheni tek email adresa [email protected] ose në departamentin e marrëdhënies me publikun në numrin 044/441 025.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)