KE ndan 500 milionë euro për zgjidhjen e krizës në bujqësi
Bruksel, 8 shtator - Komisioni Evropian propozoi të hënën fondin prej 500 milionë eurosh me synim zgjidhjen e krizës aktuale, që ka përfshirë kryesisht tregjet e eksportit të qumështit dhe mishit të derrit, që po përkon me protestat e fermerëve në Bruksel.
KE-ja pritet të propozojë që pjesa më e rëndësishme e kësaj shume tu shpërndahet të gjitha shteteve anëtare në formë ndihme buxhetore në mbështetje të sektorit të prodhuesve të qumështit, saktësoi ekzekutivi i Brukselit në një komunikatë.
Komisioni Evropian premton se shtetet anëtare më të prekura do të kenë të drejtën e një plani ndihme më të veçantë. Përgjigjia do të ketë një impakt në tri nivele: Adresimin e problemeve të likuiditetit të fermerëve, stabilizimin e tregjeve dhe adresimin e funksionimit të linjës së prodhimit.