Kafshët e konfiskuara bëhen me strehimore
Prishtinë, 22 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar vendimin për trajtimin e kafshëve të konfiskuara, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.
Me këtë vendim caktohet Strehimorja e përkohshme e kafshëve të konfiskuara në perimetrin e Burgut të Dubravës në Istog. Kafshët e konfiskuara trajtohen nga Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Republikën e Kosovës