Kadaj - Bujupi kërkon që qeveria të kompenzojë bujqit
Istog, 12 qershor - Sot deputetja dhe kandidatja për kryetare të komunës së Istogut nga radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj - Bujupi u takua me ekspert të bujqësisë të cilët e njoftuan për dëmet që shkaktoi breshëri i rënë dje pasdite në këtë komunë.
Sipas vlerësimeve preliminare nga ekipi ekspertëve dëmet më të mëdha u shkaktuan në perim kulturë, pemtari, vreshtari, kopshtari por edhe kultura tjera në shumë fshatra të komunës.
Kadaja Bujupi ka vlerësuar se duke marrë parasyshë që komuna e Istogut mbi 60 % mvaret drejtëpërsëdrejti nga bujqësia, është e nevojshme që Insitucionet të ndërmarrin veprime konkrete të cilat do të sanojnë gjendjen e shkaktuar nga breshëri.
Kjo sipas saj do tiu lehtësoj bujqëve respektivisht pemtarëve dhe kopshtarëve që të përballojnë investimet shtesë për mbrojten nga sëmundjet që mund të paraqiten.
Ai ka premtuar po ashtu të kompensohen dëmet e shkaktuara në fruta sidomos të mollës duke mos lënë anash as kulturat tjera.
Me këtë rast deputetja dhe kandidatja për kryetare rekomandoi Institucionet si në vijim:
Për Qeverinë e Kosovës:
1. Qeveria që të kompenzojë bujqit në: lavertari, pemtari, hortikulturë, përmes fondit për Emergjenca dhe Fatkeqësi Natyrore dhe Minsitrisë së Bujqësisë.
2. Të ofroi garanci tek bankat me qëllim të zgjatjes së grey periudhës për kthim të kredive (pasi që një numër i madh i bujqëve ka huazuar kredi për të investuar).
3. Për Komunën: të themelojnë komisionet të cilat do të vlerësojnë dëmet e shkaktuara dhe të përgadisin të dhëna konkrete për vlerësimin e dëmeve.