23 Dhjetor 2024

Kadaj - Bujupi: Blegtorija dhe fermat janë sektorë jetik

Gjakovë, 18 maj - Në fshatin Korenicë të Komunës se  Gjakovës u mbajt Panairi tradicional i gjedhit \"Gjakova 2013\", që u organizua me mbështetje të Ministrisë së  Bujqësisë  dhe  të Drejtorisë për Bujqësi të Komunës së Gjakovës.

Në këtë panair ishin të pranishëm Kryetari i Komunë së Gjakovës Pal Lekaj dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi.

Me këtë rastë deputetja Kadaj-Bujupi përshëndeti angazhimin e Komunës për organizimin e këtij Panairi të Gjedheve i cili është i një rëndesie shumë të veçantë për zhvillimin e bujqësisë.

\"Edhe vetë jamë rritur në fermë dhe i di nga afër nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohën fermerët, andaj konsideroj që një angazhim dhe koordinim ndërmjet Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit lokal për rritjen e buxhetit dhe realizimin e projekteve përmes investimeve të huaja duhët të jetë prioritet\", theksoi Kadaj - Bujupi.

Ajo tha me tej se blegtorija dhe fermat janë sektorë jetik, zhvillimi I të cilave do të krijonte vende të reja pune dhe rrjedhimisht zhvillimë ekonomikë .
Në panair ishin të ekspozuara rreth 50 krerë të gjedheve nga vende të ndryshme të Kosovës dhe në kategorinë e gjedhit elitë ,nga Komisioni vlerësues u ndanë edhe shpërblime ..
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)