Japonia tërheq perimet e Fukushimës nga tregu
Tokio, 20 qershor - Perimet e zonës së Fukushimës ku ndodhi shpërthimi i centralit bërthamor në Japoni, filluan të shfaqen sërish në treg.
Prodhuesit e tyre ndihen të kënaqur me shitjet megjithëse konsumatorët janë ende të shqetësuar për përdorimin e tyre.
Fukushima është një prej 3 rajoneve kryesore të prodhimit të frutave dhe perimeve në Japoni dhe furnizuesi kryesor për Tokion. Problemet në centralet bërthamore pas tërmetit katastrofik, sollën humbje të mëdha për kultivuesit ë zonës, por gjendja dalëngadalë po shkon drejt përmirësimit.
Megjithatë frika nga radioaktiviteti mbetet ende. Kultivuesit ndjejnë shqetësim edhe pse autoritetet njoftojnë uljen e radiacionit cdo ditë.