26 Dhjetor 2024

Italia do të vazhdojë përkrahjen për bujqësinë e Kosovës

Prishtinë, 5 tetor - Ambasadori i ri i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, gjatë një takimi që pati me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka thënë së Italia do të vazhdojë te mbështesë bujqësinë e Kosovës në shumë dimensione. 

Ministri Krasniqi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Italia ka dhënë për Kosovën për shumë vite në shumë sektorë, e në veçanti në bujqësi.

Ai e informoi ambasadorin me të arriturat dhe sfidat në bujqësi, duke e theksuar si sektor me prioritet për qeverinë e Kosovë.

Në këtë drejtim, ai përmendi, investimet që ka bërë Qeveria në vitet e fundit e që kanë rezultuar me rritje të prodhimit vendor dhe hapjen e mijëra vendeve të punës në bujqësi.

Nga ana e tij ambasadori italian vlerësoi të arriturat në bujqësi dhe ritheksoi gatishmërinë e vendit të tij që ta përkrahë Kosovën në avancimin e shumë proceseve, në veçanti në sektorin e bujqësisë si më potencial në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)