23 Dhjetor 2024

Investimet po e modernizojnë vreshtarinë dhe verëtarinë

Prishtinë, 16 maj - Përkrahja e sektorit të vreshtarisë përmes pagesave direkte dhe granteve investive ka ndikuar si në rritjen e sipërfaqeve të reja me vreshta ashtu edhe në modernizimin e infrastrukturës përcjellëse në këtë sektor.

Madje, sivjet Ministria e Bujqësisë ka rritur edhe mbështetjen për këtë sektor, duke subvencionuar me nga 1000 euro çdo hektarë të mbjellë me vreshta. Por, krahas gjithë kësaj, këtij sektori i nevojitet promovim më i madh i varieteteve të reja. Kështu është thënë sot në seminarin me temën “Gjendja aktuale e sektorit të vreshtarisë dhe verëtarisë dhe perspektiva e këtyre sektorëve në të ardhmen”, i cili është organizuar nga Departamenti për Vreshtari dhe Verëtari në MBPPZhR.

Me këtë rast, drejtori i këtij departamenti, Bekim Hoxha, tregoi se Ministria e Bujqësisë gjatë viteve të fundit ka ofruar një përkrahje mjaft të madhe për sektorin  vreshtarisë dhe verëtarisë dhe sipas tij kjo përkrahje, përkundër të gjitha problemeve, e ka përmirësuar gjendjen në këta sektor, duke e bërë njëri ndër sektorët më të qëndrueshëm në vend.

“Me rritjen e përkrahjes për vreshtarinë dhe verëtarinë, po mundohemi që edhe t’u japim fund problemeve që kanë ekzistuar në të kaluarën në këtë sektor, por edhe të rrisim prodhimtarinë në këta sektor e me këtë të rrisim edhe eksportin në vendet e huaja”, ka thënë drejtori Hoxha. Ai para pjesëmarrësve në seminar, ka treguar edhe për hapat që duhet ndërmarrë të gjithë akterët e këtij sektori në mënyrë që të përmirësohet marketingu dhe promovimi i varieteteve të reja të rrushit.

“Gjatë këtij seminari janë nxjerrë edhe disa rekomandime për këtë sektor, ku si e nevojshme për këtë sektor është parë edhe shkollimi i kuadrove të reja në lëmin e vreshtarisë dhe verëtarisë, pastaj ngritja e kualitetit të prodhimit të verës në përputhje me rregulloret e BE-së, si dhe stabilizimi i prodhimit të verës”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, në këtë seminar, i cili është mbajtur sot në Rahovec, kanë marrë pjesë përfaqësuesit e drejtorive komunale për bujqësi të zonave vreshtare, si dhe shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve të Republikës së Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)