26 Dhjetor 2024

Instituti Bujqësor fillon testimin e mykotoksinave

Prishtinë, 7 shtator - Instituti Bujqësor i Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që nga fillimi i këtij muaji  bën testimin e mykotoksinave, në produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore e blegtorale.

 Për të realizuar këtë testim, IBK-ja ka trajnuar stafin përmes ekspertëve të “Alphachrome”, përfaqësia e Agilent Technology  në Kroaci, duke arritur me këtë aftësimin e stafit të tij për përdorim intensiv të HPLC – LC-MS/MS, në funksion të aplikimit të testimit analitik të mykotoksinave.

Instituti Bujqësor i Kosovës njofton se përmes këtij aktiviteti inovativ do të rritet siguria e kontrollit të ushqimit ndaj këtyre substancave toksike, të cilat deri më tani janë testuar vetëm në laboratorët jashtë vendit. Gjithashtu njoftohen të gjitha palët e interesit se testimet analitike rutinë të mykotoksinave ka filluar që nga 5 shtatori i këtij viti.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)