Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.3 për qind
Prishtinë, 9 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi TM4- 2016.
Për të bërë krahasime dhe për t\'i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujorët e parë (TM4) të viteve 2010 2016
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.
Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.
Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 1.9 %.
Pra, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.