24 Dhjetor 2024

Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale bie për 1.4 për qind

Prishtinë, 16 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ TM4 2014.

Për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet ndër vite janë prezantuar të dhëna për tremujorët e katërt (TM4) të viteve 2005 – 2014.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhime bimore dhe ato blegtorale. 

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Kurse, në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e katërt të vitit 2014 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për-1.4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bimore ka rënie për (-6.8%) në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rënie për (– 5.1%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)