26 Dhjetor 2024

Indeksi i çmimeve në bujqësi ka rënie për 1.4 për qind

Prishtinë, 10 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi për TM2 2016.

Publikimi bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, në tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.

Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) nga ASK.

Indeksi i tremujorit të dytë të inputeve në vitin 2016 ka rënie për -1.4 për qind për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Ndërsa, Indeksi për Input 2 ka rritje për 11.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Ndërkaq, Indeksi i inputit të përgjithshëm ka rritje për 3.4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)