Imri Demelezi emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë
Prishtinë, 10 shkurt - Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezi, Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kryeministri Kurti, me këtë rast, i ka uruar z. Demelezi punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme