22 Dhjetor 2024

IFC ndihmon financimin e agrobiznesit te vogël në Kosovë

Prishtinë, 24 mars - IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, po ndihmon duke ofruar mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset e vogla në Kosovë nëpërmjet një investimi të ri në Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK), një nga institucionet kryesore të mikrofinancës në Kosovë. Kjo nismë është pjesë e një përpjekjeje nga IFC-ja për të nxitur rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në mbarë vendin.

Bujqësia përbën gati 30 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Kosovës. Por, ky sektor aktualisht merr shumë pak shërbime nga sektori financiar, duke kufizuar kështu fondet e disponueshme dhe mundësitë e rritjes për bizneset e vogla dhe fermerët.  

IFC-ja po krijon partneritet me Departamentin e Sektorit Privat në kuadër të Programit Global të Bujqësisë dhe Sigurisë së Ushqimit (GAFSP) për t’i dhënë AFK-së një kredi në vlerë prej 1 milion euro. Kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë të këtyre dy institucioneve për të mbështetur investimet e sektorit privat në sektorin bujqësor të Kosovës, duke ofruar mundësi për financime për ndërmarrjet mikro dhe të vogla.  

“IFC-ja do të na ndihmojë të përmirësojmë dhe të rrisim shërbimet tona të huadhënies për sipërmarrësit dhe fermerët në Kosovë,” tha Vahdet Anadolli, Drejtor Ekzekutiv i Agjencionit për Financim në Kosovë. “Kredia e IFC-së është një vlerësim i madh për punën që AFK-ja e ka bërë gjatë këtyre viteve të fundit.”  

IFC do të mbështesë kompaninë ndërsa ajo rrit portofolin e saj të financave bujqësore, duke ndihmuar t'u tregojë huadhënësve të tjerë se si metodologjitë e përmirësuara dhe vlerësimet e rrezikut mund të hapin mundësi të reja biznesi në sektorin e bujqësisë.

"Me këtë investim ne riafirmojmë angazhimin tonë të fortë për të rritur mundësinë e financimit, për të krijuar vende pune dhe për të rritur prodhimin ekonomik," tha Ary Naïm, Menaxheri Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore. "Mbështetja e agrobizneseve të vogla dhe fermerëve është me përparësi të madhe për ne, veçanërisht në ditët e krizës të shkaktuar nga COVID-19."

Agjenconi  për Financim në Kosovë ka një kohë të gjatë që është partner i IFC-së dhe i Departamentit të Sektorit Privat të GAFSP-së në ofrimin e fondeve për sektorin e agrobiznesit në Evropën Juglindore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)