IADK- vazhdon të ndihmojë fermerët mitrovicas
Mitrovicë, 6 shkurt - Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovës (IADK), ka shprehur interesimin për të ndihmuar edhe më tej sektorin e bujqësisë në Komunën e Mitrovicës.
Përfaqësuesit e kësaj organizate joqeveritare, gjatë ditës kanë takuar drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellët në mes kësaj organizate dhe Komunës së Mitrovicës.
Zenel Bunjaku, drejtor i IADK-së, ka deklaruar se fillimisht do të fillojnë me dhënien e këshillave dhe trajnimeve për fermerë.
Ne jemi të interesuar për një bashkëpunim të ndërsjellët. Në të ardhmen ne do t`i bëjmë vizita së bashku fermerëve të profileve të ndryshme, që mund të jetë një ndihmë e madhe për zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e produktivitetit si dhe reduktimin e shpenzimeve gjatë procesit të punëve, ka thënë Bunjaku.
Ndërsa, Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, deklaroi se mirëpret këtë iniciativë të IADK-së, duke vlerësuar se zhvillimi i mëtutjeshëm i bujqësisë në Mitrovicës është i një rëndësi të veçantë.
Zhvillimi i Bujqësisë në Mitrovicë është shumë i nevojshëm, por njëkohësisht edhe do të mundësonte që përmes projekteve të këtij lloji t`i ndihmohej shumë fermerëve, ku njëkohësisht do të ndikoj edhe më tej në hapjen e vendeve të reja të punës, ka thënë Rexha.
Mitrovica ofron shumë mundësi për zhvillimin e bujqësisë e në veçanti atë të blegtorisë, çka do të ndikonte po ashtu edhe në rritjen e prodhimit vendor, ka shtuar Rexha.