IADK ka prioritet zhvillimin e turizmit rural në Mitrovicë
Mitrovicë, 5 mars - Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë të Kosovës (IADK), do të mbështes sektorin e bujqësisë në Komunën e Mitrovicës. Kështu është thënë gjatë një takimi që patën autoritetet komunale me përfaqësuesit e IADK-së.
Qëllimi këtij takimi ishte edhe fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për politikëbërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë.
Kjo organizatë së shpejti do të organizoj punëtori të përbashkët më bujqit e rajonit të Mitrovicës, në të cilën do të diskutohen prioritetet dhe sfidat që i kanë bujqit në Komunën e Mitrovicës.
Avni Ramadani, menaxher i projekteve në IADK, tha se së shpejti do të vijë edhe një ekspert i cili do të vlerësoj prioritet që i ka komuna sa i përket grandeve që komuna i realizon për projektet bujqësore.
Ne jemi të interesuar që në të ardhmen të mbështesim sektorin e bujqësisë me mundësitë që i kemi, ka thënë Ramadani.
Kreshink Sadiku, poashtu nga IADK, tha se momentalisht në Mitrovicë janë duke e realizuar projektin në zhvillimin e turizmit rural.
Ne tani si prioritet kemi zhvillini e turizmin rural në zonën e Shalës, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Veton Rexha, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se autoritetet komunale mirëpresin çdo ndihmë që mund të jetë në dobi të fermerëve.
Ai shtoi se prioritetet kryesor i drejtorisë që ai udhëheq është zhvillimi i sektorit të bujqësisë në Komunën e Mitrovicës.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo fushë. Ne si qëllim kemi zhvillimin e bujqësisë në rajonin tonë. Komuna e Mitrovicës ka resurse të mëdha që mundësojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, ka theksuar Rexha.