23 Dhjetor 2024

Hungaria e gatshme për investime në fushën e bujqësisë

Prishtinë,  15 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë  Laszlo Markusz ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të  dyja shteteve.

Ministri Shala ka paraqitur prioritetet e MTI-së, duke treguar se përkrahja e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj do të jenë në fokus më të madh.

“Me emërimin tim në MTI, planifikoj ta rris dinamikën e punës dhe prioritet i imi është mbrojtja e konsumatorit, që është në përgjegjësin e ministrisë që drejtoj, mbrojtja e prodhimit vendor dhe stimulimi i prodhuesve vendor”, ka thënë Shala.

Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në fushën e bujqësisë, konkretisht ka ofruar bashkëpunim që t’iu mundësohet bujqve t’i eksportojnë produktet e Kosovës në Hungari.

Ministri Shala dhe ambasadori Markusz u dakorduan ta nënshkruajnë një marrëveshje dy shtetërore që do t’i shërbejë Kosovës në fushën e mbrojtjes së investimeve të huaja.

Po ashtu gjatë këtij takimi, ambasadori ka paraqitur para ministrit interesimin e një investitori hungarez, i cili do të hap në Kosovë një fabrikë për prodhimin e makinerisë bujqësore.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë që të gjitha kapacitetet shtetërore të jenë në dispozicion të investitorit.

Ministri dhe ambasadori u dakorduan që shumë shpejt të konkretizohen punët dhe të arrihen marrëveshjen për produktet bujqësore dhe mbështetja për Kosovën nga Hungaria në mbrojtjen e investimeve të huaja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)