24 Dhjetor 2024

HardhFest shënon një sukses të paharruar

Prishtinë, 12 shtator - Me orën poetike, hapjen e ekspozitës së artistëve, pjesëmarrës në Kononinë e Artit dhe me përzgjedhjen e mbretëreshës së Rrushit, të dielën  është përmbyllur edicioni i 16-të i Festës së Vjeljes së Rrushit HardhFest.

Këtë vit, numri i pjesëmarrësve në HardhFest arriti mbi 50 mijë, gjë që tregon se interesimi  për këtë festë, është duke u rritur.

E vecanta e këtij edicioni ishtë performanca e legjendës së rockut Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupeve ndër më të njohura të rockut klasis Deep Purple dhe Rainbow, si dhe George Giakis dhe grupin Troublemakers.

Gjithashtu  Hardh Fest këtë vit riktheu në skenë grupin 403, të cilët për një kohë të gjatë nuk u panë në skena të mëdha.

Gjatë katër ditëve festive, n’Konak dhe në qendër të Rahovecit, u mbajtën aktivitete të ndryshme tradicionale e artistike.

Hapja e festivalit filloi të enjtën, me 7 shtator. Parakalimi i mekanizmit bujqësor, nga qendra e qytetit, deri tek Konaku, ishte aktiviteti i parë që i dha frymën e festivalit dhe qytetit të Rahovecit. E n’Konak,

Ndërsa, me prerjen e Kalaveshit të rrushit, filloi ceremonia zyrtare, ku të pranishëm ishin akter politik, e që fjalën e mori i pari i Rahovecit, Idriz Vehapi, si dhe nikoqirja e festës, Djellza Jaha. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe shpallja e vreshtarëve dhe vertarëve më të mirë.

Interesim të madh kishin secili nga aktivitetet e mbajtura, si vizita në vreshta HardhTour, garat në shpejtësinë e vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, Karnevali në Qytetin e Rahovecit, Demonstrimi i pjekjes së rakisë etj. Ndërsa në panairin e verës dhe rakisë, për të cilin organizohet i gjithë festivali, u pa një interesim i jashtëzakonshëm i vizitorëve  vendor e turistë të huaj, të cilët degustonin verërat në secilën verari,e cila ishte e hapurt për gjatë 4 ditëve të festës.

Dita e parë u përmbyll me Sofra tradicionale, e përcjellë me instrumentistë dhe këngëtarë të muzikës tradicionale shqiptare si dhe me performimin Unplugged të bandit Magnituta n’Konak rreth “kazanit” dhe vazhdoi në HardhCamp.

E të nesërmen me 8 shtator, festa nisi me performimin e dj në Promo Skenat n`Konak të cilët po argëtonin publikun. demonstrimi i pjekjes së rakisë po vazhdonte, si dhe Artistë nga vende të ndryshme të botës, vazhdonin të pikturonin në Kolonia e Artit.

Në anën tjetër, HardhTour vazhdoi vizitën në monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore si dhe vizitë bodurmeve të Rahovecit.
.
E n ‘Konak po mblidheshin publiku nga anë e mbanë Kosova dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, për t`u argëtuar me koncertin e parë të kësaj feste, ku të parët që hypën në skenën e madhe ishin familja Shtavica, rock grup ky i përbër nga tri gjeneratat e kësaj familje, e pas tyre atmosferën e ndëzen Offchestra, për të pritur në skenë rikthimin e grupit 403.

Mbasë performimit të 403 për më shumë se një orë, dj Maarvel, dj Mickey dhe dj NËE, mbajtën publikun të ndezur deri mbasë mesnate.

HardhCamp ishtë një ndër atrakcionet më të mëdha të festës, ku ishin kampistët të parët që fillonin festën n`Konak, e që përcillnin gjitha aktivitetet e festës.

Edhe në ditën e tretë – e shtunë 4 shtator, atmosfera si n’Konak ashtu edhe në qytetin e Rahovecit, nuk kishte të ndalur deri. Aktivitetet vazhdonin të kishin interesim nga turistët, të cilët, prisnin me padurim koncertin e dytë të kësaj feste.

Koncerti madhështor filloi me muzikën cover të muzikantit nga Rahoveci Naser Dula, e më pas rock grupi nga suedia Memory Ëritës. Një rocker mjaftë I dashur për publikun BB Poqi vazhdoi të përformonte si dhe mbas tij, paragrup I kësaj mbrëmje ishte George Giakis si dhe Troublemaker nga greqia.

Rreth orës 23, Me të hyrë në skenë ikona e muzikës rock Joe Lynn Turner, së bashku me pjesëtarë të grupit, atmosfera arriti kulmin, ku pothuajse për gjithë publikun, ishte hera e parë që po i dëgjonin live në një koncertë, këngët e grupit Deep Purple dhe Rainboë.

Gamblemania & BAND, nga prishtina, dj oda dhe dj Gruda, mbanë të zgjuar publikun deri në mëngjesin e së dieles.

Edhe në ditën e tretë - të dielën ( 4 shtator ) atmosfera si n’Konak ashtu edhe në qytetin e Rahovecit, nuk kishte të ndalur deri në orët e vona, kur edhe u përmbyll me hapjen e ekspozitës së artistëve të Kolonia e Artit si dhe orën poetike, me poezitë e poetit nga rahoveci Xhevdet Bajraj.

Për këtë edicion që vulosi një sukses mjaftë të madh, duke sjell në rahovec mbi 50 mijë vizitorë, - HardhFest, falënderon të gjithë ata që mundësuan një organizim të tillë. Falënderon Qytetarët e Rahovecit, për bujarinë dhe mikpritjen e treguar për te gjithë vizitorët dhe turistët, për të cilët i bënë konak gjatë katër ditëve, Vreshtarët dhe Vertarët e Rahovecit, pa të cilët një organizim i tillë s`do të kishte vlerë dhe gjithë artistët që morën pjesë në festival. Sponsorët e “Hardhfestit” të cilët mundësuan që kjo festë të kishte nivelin e duhur e gjithashtu edhe Partnerin e festivalit "Stone Castle ". Një përkrahje të madhe dhanë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Komuna e Rahovecit, nën patronatin e të cilëve organizohet edhe Festa e Vjeljes së Rrushit.

Të palodhshëm u treguan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët Hardh Fest u është shumë mirënjohës dhe falënderues përkontributin e tyre.

Festa e vjeljes së rrushit  Hardhfest ka tri vite që është ri brenduar me format të ri  dhe që po mbahet në Rahovec, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë, e që është duke sjell emra të njohur botërorë. Këtë vit festa e madhe e rrushit, u mbajtë me slloganin “Mbas Verës vjen Vera”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)