25 Dhjetor 2024

“HardhFest” një nga ngjarjet e rëndësishme në Kosovë

Prishtinë, 4 shtator - “Hardh Fest” po merr një dimension të ri dhe besoj që po bëhet pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme dhe më kreative në Kosovë. Kështu tha sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, gjatë një konference për media që e mbajti sot bashkë me drejtuesit e Këshillit Organizativ të Festivalit të Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest’.

Ky festival mbahet këtë vit nën patronatin e ministrit Krasniqi dhe kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e kësaj ngjarje.

Ministri Krasniqi tha se ndjehet shumë i lumtur që në Rahovec po ndodhë një ngjarje si kjo, pasi ky qytet e meriton një aktivitet si ky dhe një organizim të mirë.

 “Ky është një festival i cili në fokus ka promovimin e rrushit, verës, sepse është një sektor që ka një potencial të madh ekonomik për vendin tonë. Por, përtej kësaj ne po e promovojmë  tokën e Kosovës, punëtorët e Kosovës, bujqësinë e vendin tonë dhe atë se çfarë mund të përfitohen nga puna e zellshme e fermerëve”, tha ministri Krasniqi.

Ministri shtoi se është jashtëzakonisht inkurajuese interesimi i madh për pjesëmarrje në këtë festival, si dhe angazhimi i madh i shumë të rinjve nga e gjithë Kosova për të kontribuar në organizim. Ai ka premtuar mbështetje për vreshtarët edhe në të ardhmen pasi sipas tij, sektori i vreshtarisë është shumë i rëndësishëm.

Afrim Sharku, në emër të Këshillit Organizativ të “Hardh Fest”, tha se ky edicion është më i veçantë në krahasim me organizimet tjera.

“Ky edicion është i posaçëm për nga organizmi, është madhështor, ku janë bashkangjitur shumë të rinj nga qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë. Shoqata e Vreshtarëve është e interesuar për zhvillimin e vreshtarisë së rrushit dhe marketingu është një prej shtyllave kryesore”, tha Sharku teksa ka falenderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen dhe iniciativën që ky festival të organizohet me një qasje të re për dallim nga edicionet e kaluara.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është mbështetësi kryesor i festivalit.
 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)