HardhFest do të festohet për 4 netë
Për dallim nga edicioni i kaluar, i cili zgjati 3 ditë, këtë vit, në edicionin e 16-të, Festa e Vjeljes se Rrushit, Festivali "Hardh Fest", do të mbahet 4 ditë.
Festa e Vjeljes së Rrushit, Festivali HardhFest 2017 do të mbahet më datë 7, 8, 9 dhe 10 shtator , në Rahovec.
Edhe ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithashtu do të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Partneret e Festivalit.
Hardh Fest këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se edicionet e kaluara.
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës së Rahovecit, Vertarisë , Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosoveë
Gjithashtu, Hardh Fest, për qëllim ka të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarin, verën dhe enologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësit për promovim të turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, Rajon dhe mbarë Botën.