25 Dhjetor 2024

Hardh Fest 20, me identitet vizual të ri

Rahovec, 5 korrik - Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me përditesim të aktiviteteve atraktive dhe unike, duke festuar vitin jubilar të 20-të,  me 3, 4 dhe 5 shtator në Rahovec.  

''Sot jetojmë në një epokë të re post-covid, ku edhe pse kemi filluar t’a jetojmë atë jetën tonë “normale”, në nënvetëdijen tonë të gjithë e dimë që më asgjë nuk do të duket njësoj. Ashtu sikurse ideniteti vizual i ri i Hardh Festit “Shnosh si kokrra”", thuhet në njoftim.

Andaj, Hardh Fest  në edicionin e ri post-covid si dhe në jubileun e 20-të vjetorit të Festës së Vjeljes së Rrushit të lansojnë identitetin e ri vizual.

Nga një logo e llojit tipografik, Hardh Fest sot prezantohet me një logo të llojit simbol, keshtu duke bërë një re-brandim të plotë në aspektin vizual të festivalit.

Gjethja me format autentike nga vreshtat e Rahovecit ku në “venat” e gjethes së rrushit figurojnë harta dhe rrugët fushore po të Rahovecit, identifikojnë rajonin më të pasur të vreshtarisë në Ballkan si dhe vendodhjen e festivalit.

Pse gjethja e rrushit si simbol kryesor i festivalit?

Gjethet mbajnë simbolikë në shumë kultura, por në përgjithësi, ato simbolizojnë pjellorinë dhe rritjen.

Në mënyrë specifike gjethet e rrushit (në fazën e para-vjeljes) përfaqësojnë bollëk, liri dhe rilindje.

Poashtu, një gjethe e vetme përfaqëson lumturinë, pikërisht atë cfarë synon t’a bëjë çdoherë festivali, të kultivojë kulturë dhe lumturi në mesin e shumë turistëve që vijnë nga çdo vend e kulturë botërore.

Festivali tradicionalisht mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, me përkrahjen e MKRS, MBPZHR dhe Sponsorëve.

Me 3, 4 dhe 5 Shtator në Hardh Fest “Shnosh si kokrra” në Rahovec është Festë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)