26 Dhjetor 2024

Hapet tregu i parë i aksionve në bujqësi në Shqipëri

Tiranë, 1 dhjetor - Tregu i parë i aksioneve bujqësor në Shqipëri ka nisur dje nga ministri shqiptar i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Edmond Panariti.

Sipas Panaritit, tregu i aksioneve të produkteve bujqësore do të përcaktojë çmimet e balancuara në bazë të ankandeve. Ai tha se platforma është projektuar për të mbrojtur konsumatorët dhe për të rregulluar çmimet për prodhuesit dhe mbledhësit.

Ministri theksoi se fillimi i kësaj platforme ishte e nevojshme për vendin, pasi kishte ardhur koha për t\'i dhënë fund spekulimeve të tregut.

\"Edhe pse ekonomia shqiptare është bazuar në tregun e lirë, ne duhet të ndalojmë spekulatorët\", ka shprehur Panariti.

Tregu bujqësor do t\'i vijë në ndihmë fermerëve për t\'i orientuar ata drejtë çmimeve të shitjes dhe blerjes.

Ekspertët e ekonomisë shqiptare e shohin këtë treg si një hap të madh drejt transformimit të bujqësisë shqiptare dhe si një zhvillim fillestarë në tregun financiar shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)