Hapet strehimorja për qen dhe mace në fshatin Nagavc
Prishtinë, 1 qershor - Sot, u perururua strehimorja per qen dhe mace e Kosovës Jugore, në fshatin Nagavc të Rahovecit, organizuar nga organizata joqeveritare të Kosovës, (SQMKJ / SKDCS), ku të pranishëm ishin, kryetari i Komunes së Rahovecit, Smalj Latifi, Dr. Nusa Gros Magjistre e veterinarisë nga Sllovenia; Dr. Dimce Velkovsky veterinar nga Maqedonia; Dr. Argjend Ukmataj veterinar nga Prishtina dhe shumë të tjerë.
Arsyeja e ndërtimit të kësaj qendre sipas z. Benito Mares njëherësh edhe themelues i saj është sepse gjatë viteve të fundit qentë dhe macet bëjnë një jetë mizore nëpër rrugë andaj edhe ka dashur të kontribuoj në këtë drejtim.
Gjatë këtyre viteve kamë parë jetën mizore të qenve dhe maceve të rruges, e gjithashtu kam parë dhe vështirësitë nëpër të cilat shumë komuna të Kosovës po kalonin duke u munduar që këtë mbipopullim të këtyre kafshëve ta menaxhonin sa më mirë."
"Kjo dhe ishte arsyja e themelimit të kësaj organizate joqeveritare si dhe ndërtimi i një strehimoreje ku do të vendoseshin qenët e rrugës të cilët do të pastrohen, do të sherohen, vaksinohen, sterilizohen, dhe të adaptohen nga familjet Kosovare u shpreh Benito
Ai poashtu shtoi se Aktiviteti i parë i organizuar nga kjo organizate joqeveritare (SQMKJ / SKDCS) është organizimi i seminareve edukative për të rinjtë në komunat e ndryshme të Kosoves, ku qellimi i tyre është vetëdijesimi i te rinjve në shpëtimin dhe mbrojtjen e qenve dhe macave. Ligjeruese ne kete seminar ishte Tom Alexander expert amerikan per qendhe mace nga strehimorja e Santa Fe-se ne Neë Mexico Sh.B.A
Nderkaq kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifaj, falënderoi ekipin realizuese të strehimores i cili nder tjerash tha: Ju falnderoj shume që keni ndërtuar këtë strehimore duke zgjedhur kështu një problem kaq madhor në komunën tonë siç është problemi me kafshët e rrugëve veçanërisht maceve dhe qenve. Po ashtu me duhet të ju falënderoi qe përveç se kenibërë zgjedhjen për kafshet poashtu edhe kontribuar me punësimin e 5 personave në këtë strehimore andaj ju falenderojme pa mase
Strehimorja për Qen dhe Mace e Kosovës se Jugut (SQMKJ) është themeluar ne shtator te vitit 2012 nga Benito (Ben) Mares. Zotri Mares është një humanitar, ndërmarrës, dhe pjesëmarrës ne shoqërinë Kosovare qe nga muaji Maj i vitit 1999. .