Hapet panairi për promovimin e Asparagut
Prishtinë, 2 maj - Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, do të marrë pjesë në panairin “Ditët e Promovimit të Asparagut”, i cili organizohet nga MBPZHR-ja dhe programi i USAID-it “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO).
Përveç ministres Zivic, pjesëmarrës në këtë ngjarje promovuese do të jetë edhe Brian Martalus, Drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID.
Promovimi i asparagut do të mbahet nga data 2 maj deri më 4 maj dhe me këtë rast fermerët nga qendrat grumbulluese të asparagut do të prezantojnë produktet e tyre në këtë ngjarje promovuese.