Hapet panairi Manaferra 2012
Prishtinë, 23 korrik - Sot në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë është hapur panairi i manaferrës Manaferra 2012, në të cilin po marrin pjesë rreth 10 kultivues nga zona të ndryshme të Kosovës, të cilët gjatë ditëve të ardhshme do të vizitohen edhe nga ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci.
Ky panair, i cili këtë vit po mbahet për herë të parë, organizohet nga MBPZHR-ja, USAID/NOA, IADK-ja dhe HPK Riinvestdhe qëllimi i tij është promovimi i manaferrës vendore përmes shitjes së drejtpërdrejtë në sheshin Nëna Terezë.
Panairi, do të jetë i hapur deri më 27 korrik dhe të gjithë kultivuesit e manaferrës do të ofrojnë frutat e tyre.
Ky organizim është vazhdimësi e angazhimeve të MBPZHR-së në kuadër të fushatës Për sofrën tonë, e cila ka për qëllim ka përkrahjen e prodhuesve dhe përpunuesve vendorë.