22 Dhjetor 2024

Hapet panairi i prodhimeve bujqësore në Mitrovicë

Mitrovicë, 24 shtator - Me qëllim të prezantimit të prodhimeve të fermerëve të rajonit, të premten u hap në sheshin “Liria” në Mitrovicë, “Panairi i prodhimeve bujqësore”, që është organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) si dhe komunat Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri. Drejtues dhe zyrtarë të këtyre komunave vlerësuan këtë si një ngjarje të rëndësishme për prodhimet vendore të rajonit të Mitrovicës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se në kuadër të mundësive buxhetore që ka komuna, fermerët do të mbështeten, meqë paraqesin një hallkë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Ai i ka porositur fermerët e rajonit që t’i kushtojnë rëndësi cilësisë së prodhimeve dhe të jenë të përgatitur për konkurrencë.

Në hapje të panairit, përveç kryetarit Kastrati, të pranishmit i ka përshëndetur edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Bujqësisë në komunën e Vushtrrisë, Nasuf Aliu. Ata kanë theksuar domosdoshmërinë e mbështetjes më të madhe për fermerët, në radhë të parë duke i subvencionuar ata.

Ndërsa, Zenel Bunjaku në emër të IADK-së, ka thënë se ideja e panairit të tillë ka lindur në vitin 2008, ndërsa kjo është hera e parë që ai organizohet në një nivel të tillë. “Qëllimi i organizimit të këtij panairi është prezantimi i prodhimeve bujqësore të fermerëve të rajonit tonë në mënyrë që qytetarët të njihen me këto prodhime dhe me cilësinë e tyre”.

Ai theksoi se këto prodhime tashmë kanë kaluar kufijtë rajonalë dhe gjenden në tregun e gjithë vendit. Poashtu ai ceku se disa nga këto prodhime bujqësore të rajonit, si dredhëza, kanë thyer edhe kufijtë dhe eksportohen edhe në vendet fqinje.   
Mitrovicë:



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)