22 Dhjetor 2024

Hapet panairi ''Dredhëza 2012''

Prishtinë, 12 qershor - Kultivuesit e kulturës bujqësore të dredhëzës tashmë kanë depërtuar edhe në tregjet e rajonit.

Vetëm në këtë periudhë të vitit, prodhuesit vendorë kanë arritur që në Shqipëri të eksportojnë rreth një ton me dredhëza dhe krahas rritjes së eksportit kanë shtuar edhe sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore.

Me rastin e hapjes së panairit ”Dredhëza 2012”, ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, tha se kultura bujqësore e dredhëzës është njëra nga rrëfimet më të suksesshme në fushën e bujqësisë.

“Një pjesë e kultivuesve të dredhëzës, vetëm gjatë kësaj periudhe kanë eksportuar rreth një ton të frutave të tyre në tregun e Shqipërisë. Pra, ne për herë të parë po e përmbushin kërkesën vendore dhe në të njëjtën kohë po i shtojmë edhe kapacitetet eksportuese”, tha ministri Stavileci.

Aktualisht, ai thotë se kemi një prodhimtari të lartë dhe kjo po mundëson që 100 për qind të përmbushet kërkesa vendore. E, nëse fillojnë të praktikohen edhe sistemet e reja të kultivimit, atëherë sipas ministrit Stavileci, do të ketë prodhimtari të dredhëzës gjatë tërë vitit. Kjo sipas ministrit, do t’ju mundësoj atyre që të depërtojnë edhe më larg se në tregjet e rajonit.

“Ne sot po e shohim se sa kanë përparuar kultivuesit e kësaj kulture bujqësore me ambalazhimin e produkteve të tyre. Kështu që, në të ardhmen besoj se ata do të mund të eksportojnë edhe më larg se në vendet e regjionit”, tha ministri Stavileci.

Për tri ditë radhazi, 15 kultivues të kulturës bujqësore të dredhëzës do t’i promovojnë frutet e punës së tyre në panairin “Dredhëza 2012”, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ky panair është organizuar nga MBPZHR-ja, USAID-i amerikan dhe IADK-ja dhe qëllimi i tij është promovimi i dredhëzës vendore përmes shitjes së drejtpërdrejtë. Sipërfaqe të mbjella me dredhëz në tërë territorin  e Kosovës janë gjithsej 153 hektarë, ndërkaq në vitin e kaluar kanë qenë 138 hektarë.


Kurse pronari i firmës “Alba Kos-Farm”, nga Gjilani, Sovran Isufi, ka deklaruar se ky panair është shume me rëndësi për zhvillimi e veprimtarisë së tij. Ai ka pohuar se kësi lloj panairesh është mirë që të organizohen shumë më shpesh sepse krijojnë mundësi më të mira për të ekspozuar prodhimet e tyre.

“Ne në këso panaire jemi më afër konsumatorëve tanë, andaj ne ftojmë institucionet e Kosovës, që të bëjnë më shumë, jo vetëm që të na përkrahin në panaire , por edhe në forma të tjera, që do ët bëjën që ne të zgjerojmë biznesin tonë”, ka pohuar ai.


Vitin e kaluar, Ministria e Bujqësisë, përmes granteve investive ka përkrahur 40 kultivues të dredhëzës me rreth 72 mijë euro për shtimin e sipërfaqeve të reja me këtë kulturë bujqësore.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)