Hapet linja e re për përpunimin e perimeve në Mamushë
Mamushë, 12 maj - Bashkimi Europian BE-ja ka mbështetur kooperativën bujqësore në Mamushë me linjën e re për përpunimin e perimeve, e cila është dhënë në kuadër të projektit të granteve "Zhvillimi Ekonomik Bujqësor në Kosovën Jugore\", i zbatuar nga IPSIA me OJQ Anadrini dhe Komunën e Mamushës.
Granti i BE-së në vlerë rreth 400.000 për periudhën 24 mujore ka për qëllim të kontribuojë në konsolidimin e rajonit ekonomik të Jugut dhe në të njëjtën kohë të mbështesë rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në rajonin jugor të Kosovës.